Napoleon Bonaparta kishte thënë se “Nëse toka do të ishte një shtet i vetëm, Stambolli do të ishte kryeqyteti i saj”. E të gjithë ata që e kanë vizituar këtë vend magjik do ta kuptonin pse.

Nga fundi i muajit shtator e pothuajse deri në fund të vitit cilësohet si periudhë jashtëzakonisht e përshtatshme për turizëm.

Një numër i madh i turistëve e konsiderojnë stinën e vjeshtës si kohë ideale për të vizituar Stambollin për shkak të motit i cili është i përsosur
pasi që temperaturat janë optimale.

Nëse keni planifikuar të bëni një udhëtim të paharrueshëm, këto janë disa atraksione të cilat nuk duhet të humbisni gjatë udhëtimit tuaj në Stamboll.

1. Vendi i atraksioneve kulturore historike

Muzeu/Kisha Hagia Sohpia (Ayasofya)

I konvertuar nga një kishë në një xhami, e tani një muze, Ayasofya është një kombinim fantastik i artit, inxhinierisë dhe arkitekturës. E cilësuar si një mrekulli arkitektonike e historike, ky vend duhet vizituar patjetër nëse keni ndërmend të udhëtoni në Stamboll.

2. Mozaik ushqimesh

Kuzhina turke është shumë e larmishme dhe vlerësohet ndër më të mirat në botë, duke u bashkuar me radhët e francezëve, kinezëve, italianëve etj. Ushqimi i Turqisë është si mozaik kulturor i vendit, plot ngjyra dhe shije të panumërta.

Prandaj ju mund të provoni disa nga ushqimet e shijshme tradicionale turke, duke filluar nga ato që mund të gjeni në çdo cep të rrugës e deri te restaurantet luksoze.

3. Qendrat më të bukura tregtare

Qendrat tregtare mund të konsiderohen si një prej atraksioneve të shumta në Stamboll. Tani që edhe lira është zhvleresuar keni akoma më shumë arsye pse të vizitoni disa prej qendrave më të mira tregtare si: Zorlu Center, Cevahir, Istinye Park etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *